Vijimi i Marrëveshjes për Butrintin nga maxhoranca, Meta: Kuvendi të mos votojë symbyllur dhe unë nuk paragjykoj vendimmarrjen

Presidenti Ilir Meta gjatë deklaratës për mediat tha se qëndrimet e tij lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe kombëtare kanë qenë të qarta.

I pyetur se si do të vepronte nëse çështja vijon nga maxhoranca ai tha se relacioni është shumë solid, shumë i mirë argumentuar dhe se dëshiron që Kuvendi të mos votojë symbyllur.

Ilir Meta: Qëndrimet e mia si president kanë qenë shumë të qarta në mbrojtje të trashëgimisë tonë kulturore dhe kombëtare si çështja e Teatrit dhe çështja për të cilën po diskutojmë. Unë besoj se relacioni është shumë solid, shumë i mirë argumentuar dhe dëshiroj që për një çështje kaq të rëndësishme Kuvendi të mos votojë symbyllur por ti hapi sytë mirë dhe unë nuk kam asnjë arsye të paragjykoj vendimmarrjen e ti.