Shkodër/ Avokatët vazhdojnë bojkotin e seancave gjyqësore, përfshijnë edhe masat e sigurimit
Nga Ora News Përditësimi i fundit 21 Qershor 2022, 13:26
Mantelin e avokatit nuk e veshën gjatë të martës dhe bojkotin e seancave gjyqësore e zgjeruan edhe me masat e sigurimit.
Ndryshe nga çdo ditë tjetër pune, avokatët në Shkodër nuk e kaluan pragun e dyerve të gjykatës.
Gjykata e Shkodrës për t’i paraprirë kësaj situate, e njohur me bojkotin e avokatëve, për këto 48 orë nuk ka parashikuar asnjë masë sigurie.
Sistemi po shkon drejt kolapsit të plotë dhe përtej protestës së dhomave të avokatisë, nga qeveria dhe KLGJ nuk ka patur asnjë reagim.
Në Shkodër mesatarisht në një ditë janë 60 deri në 80 seanca gjyqësore, që gjatë këtyre ditëve kanë qenë pjesë e bojkotit.
