Zjarri në 'Astir', dyshohet se flakët në garazh u shkaktuan nga eksplozivi në makinën e vëllait të ndërtuesit Sino Llanaj
Grupi i hetimit nga komisariati 6 dhe ekspertë nga njësia antieksploziv ndodhen në garazhin e pallatit në zonën e "Astirit", Tiranë, ku ra zjarr në orët e para të mëngjesit të 21 qershorit 2022.
Si pasojë u lënduan 8 persona ndërsa u dogjën 4 makina.
Dyshohet se pas zjarrit është shpëthimi i një lënde plasëse që i është vendosur në makinë vëllait të ndërtuesit Sino Llanaj, që ka ndërtuar dhe këtë pallat.
Shpërthimi mund të ketë provokuar dhe zjarrit. Një pistë e tillë konfirmohet edhe nga banorët të cilët thonë se kanë dëgjuar shpërthim.
Në vendngjarje ekspertë antieksplozivë të RENEA-s po verifikojnë edhe nëse nga mjetit tip Range Rover ka nisur fillimisht zjarri dhe nëse është vendosur ose jo lëndë plasëse apo i është hedhur lëndë djegëse.
Sino Llanaj është një emër i njohur për policinë për konfliktet e shkaktuara me pallatet.


