“Tërmet” pas 25 korrikut, Meta: Pasi të lë postin e Presidentit do të shkundim sistemin
Presidenti, Ilir Meta, shprehet se nuk ndihet i shqetësuar nga paditë e bëra në SPAK ndaj tij apo shkrimet në mediat ndërkombëtare, ndërsa paralajmëron që pas 25 korrikut do të ketë lëvizje të forta politike, që sipas tij do të shkundin sistemin.
Ilir Meta: Këto lajme absurde si vetë personazhet që i njihni të gjithë nuk krijojnë asnjë shpërqëndrim jo vetëm nga detyrat që ka presidenti deri në datën 24 korrik por edhe nga angazhimet e zotit Ilir Meta duke nisur nga 25 korriku. Sa i takon gazetës austriake do ta marrë përgjigjen në seancat që do të zhvillohen atje. Është një histori që nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston. Ata që janë në kërkim për azil për ti shpëtuar drejtësisë këtu dhe të tjerë që janë këtu e që vazhdojnë biznese me ta të bëjnë më të mirën e tyre. Ky është një sistem që do të shkundet në themel që nga 25 korriku. Deri më 24 korrik ne do të bëjmë deyrën me përgjegjësi të plotë dhe shpresojmë të ketë dhe reflektime kur bëhet fjala për çështje të interesit kombëtar.