Tiranë/ Lezhjani kapet me 1 kg kokainë, e ndante dhe e shiste me doza
Përmes operacionit policor "Yellow pack" u vu në pranga një 46 vjeçar në Lezhë pasi gjatë kontrollit fizik në rrugën "Asim Vokshi", iu gjet 1 kg e 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
46 vjeçari është shtetasi me inicialet V. K. banues në Lezhë.
Ndërsa gjatë operacionit policor "Plastic" u vu në pranga nje 26 vjeçar nga Tirana.
"26-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, pasi siguronte sasi lënde narkotike në peshën 2-3 kg, e ndante atë në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe të qytetit të Lezhës", njofton policia.
26 vjeçari me inicialet R. D., nga Tirana u procedua në gjendje të lirë.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale" informoi sot policia e Tiranës.