Durrës/ Zjarr në depozitat e gazit në Porto Romano, alarmohen banorët
Ora 08:59 Zjarri në depozitat e gazit, vetëm dëme të vogla materiale
Rreth orës 08:30, në Porto Romano, Durrës, ka rrënë zjarr në depozitat e gazit.
Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Ora 08:28 Përfshihet nga flakët pika e mbushjes së gazit në Porto Romano
Disa bombola gazi kanë shpërthyer mëngjesin e sotëm në Porto Romano, në një pikë ku mbushet gazi.
Shpërthimi ka bërë që pika e furnizimit të përfshihet nga flakët.
Banorët e zonës kanë raportuar se ka pasur disa shpërthime rreth gjysmë ore më parë teksa nga frika e shpërthimit disa prej tyre janë larguar.
Policia ka shkuar në vendngjarje ndërsa forcat zjarrfikëse kanë bërë që flakët të vihen nën kontroll.

