Sherr në Elbasan, një person rrëmben armën dhe qëllon drejt makinës, ndërhyn policia, në kërkim autori
Një përleshje mes dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Fushë-Mbret në Elbasan.
Pas konfliktit njëri nga autorët ka marrë një armën, po policia ka mbërritur në kohë dhe ka parandaluar tragjedinë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Skënderbej ku shtetasi E. M ka qëlluar me armë në drejtim të makinës me targa AA 080 KZ.
Makina ka marrë disa goditje në pjesën e pasme te saj ku është thyer xhami, ndërsa në këtë mjet dyshohet se ka qenë shofer shtetasi E. B
Ndërkohë rreth 200 metra nga vendi ngjarjes është gjetur edhe një arme tip pistoletë TT e cila dyshohet se është arma e krimit.
“Në lagjen “Skënderbeg”, në Elbasan, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur disa ditë më parë, midis shtetasve E. M. dhe A. B., shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.” – njofton polica.
Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar mënjeherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet.
Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
