Muça: Diplomimi nuk është arma e vetme për tu përballur me sfidat e punësimit
Erion Muça, pedagog, ekspert punësimi dhe karriere, në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai tregoi se në impaktin në punësim një diplomë e marrë në mënyrë të pamerituar ka një efekt shumë negativ.
Muça: Në vitet e fundit përgjithësisht jo vetëm me diplomën por dhe me llojet e ndryshme të çertifikimeve kemi patur inflacion që nuk arrin dot të prodhojë apo dokumentojë aq sa duhet dhe si duhet formimi dhe kualifikimi të një profesionisti. Duke u përballur me tregun, icili njëkohësisht nuk arrin dot ta bëjë si duhet klasifikimin dhe selektimin e njerëzve mbi bazën e diplomimit të tyre atëherë sigurisht diploma e marrë nën këtë mënyrë ka një efekt. Por unë gjykoj dhe mendoj që diploma apo diplomimi apo një student sot vetëm me diplomën nuk ka në dorë të gjitha armët për tu përballur me sfidat e punësimit në treg.
