Taulant Muka: Shumë akademikë në Shqipëri kanë kopjuar doktoraturat

Taulant Muka, ish-zëvendësministër i Arsimit ka qenë i ftuar këtë të premte në Ora News. Gjatë intervistës me gazetaren Sonila Musai, Muka ngriti shqetësimin e plagjiaturave me Doktoraturën.

Muka: Unë besoj se kemi të bëjmë me një problem sistemi dhe sigurisht që kjo lidhet me cilësinë e arsimit në përgjithësi në Shqipëri. Të mos harrojmë që vet të rinjtë kanë një model jot ë mirë që përballen kryesisht në auditore. Ne kemi shumë staf akademik me nivel profesor, professor i asociuar, lektor, të cilët kanë kopjuar doktoraturat e tyre të cilat kanë qenë plagjiaturë. Kanë vendosur numra të shteteve të tjera dhe për rrjedhojë kanë marrë një status të cilin nuk e meritojnë dhe përballë studentëve kemi vendosur një kontigjent shumë të madh të kësaj cilësie.