Ju flet Moska - Plan për atentat ndaj një pronari mediatik

Plan për atentat ndaj një pronari mediatik ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Në 15 qershor në një medie online u dha një lajm që u mor nga medie të tjera ku thuhej se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani u ka thënë hetuesve se një grup mafioz me lidhje politike ka porositur vrasjen e një pronari mediesh.

Të bën përshtypje fakti se ata që kanë hedhur lajmin në qarkullim është pjesë e deklaratave të Dumanit që nuk janë pjesë e dosjes së tij, pra që nuk janë riregjistruar.

RTV Ora, duke marrë parasysh interesin publik që ka kjo çështje, i ka kërkuar SPAK-ut informacion dhe ka marrë përgjigje zyrtare se thëniet e të penduarve të drejtësisë janë pjesë e sekretit hetimor.

Por, këtu po ndodhin disa gjëra që konfirmohen nga SPAK, sikurse është rasti i një gazetari si Elton Qyno është paralajmëruar që të mos nxjerrë sekrete hetimor, duke e kërcënuar edhe me burg.

SPAK duhet të ruajë të njëjtin standard sepse edhe në këtë rast, kemi të bëjmë me një portal përhap këtë lajm, duke cituar si burim SPAK-un dhe këtu duhet patur parasysh se duhet të pranojë se kanë dalë shumë të dhëna nga dosjet sekrete.

SPAK ka për detyrë që të veprojë sikurse ka vepruar me Qynon edhe për këtë portal, edhe pse mund të mos jetë fare e vërtetë, SPAK duhet të veprojë.