Sherr me armë në Elbasan, kjo është pistoleta e hedhur nga autori pas të shtënave

Kjo është arma me të cilën dyshohet se është qëlluar mbrëmjen e sotme drejt një makinë në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skënderbej ku shtetasi E. M ka qëlluar me armë në drejtim të makinës me targa AA 080 KZ, pas një sherri të rastit.

Ndërkohë, rreth 200 metra nga vendi ngjarjes është gjetur edhe një arme tip pistoletë TT e cila dyshohet se është arma e krimit.

“Në lagjen “Skënderbeg”, në Elbasan, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur disa ditë më parë, midis shtetasve E. M. dhe A. B., shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.” – njofton policia.

Sherr me armë në Elbasan, kjo është pistoleta e hedhur nga