Blloku "sekret" i fajdeve në banesën e Lulash Qepurit, policia nis verifikimet dhe marrjen në pyetje

Për vrasjen Lulash Qepurit, mbrëmjen e 15 qershorit 2022, prokuroria dhe policia ende nuk kanë një emër si autor të dyshuar. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar krimi e rëndë që i mori jetën 76-vjeçarit me origjinë nga Dukagjini.

Nga të dhënat rezulton se autori ishte i maskuar dhe në kokë mbante një kapele kashte. Por fytyra e tyre nuk duket.

Po ashtu nga kontrolli i ambjeteve të lokalit dhe banesës policia ka gjetur një bllok në të cilën kishte të listuar disa emra personash ku dyshohet se kishin marrë më fajde te Qepuri.

Në bllok i moshuari kishte shkruar me shkrim dore shumat e parave që ia kishte dhënë personave si dhe përqindjet që do të merrte më pas.

Nga mbledhja paraprake e tyrë është konstatuar një shumë e majme parash, e ndërsa policia ka nisur me marrjen ne pyetje të këtyre personave,  emrat e të cilëve janë gjetur në bllokun sekret të Qepurit.