Mehmeti: Universitetet duhet të kenë njësi IT që kanë akses për të gjetur se kush kopjon
Ndriçim Mehmeti, pedagog dhe ekspert arsimi ishte i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai.
Ai deklaroi se universitetet duhet të kenë një njësi IT shumë e fuqishme, e cila të ketë akses dhe të projektojë që të zbulojë kush e ka kopjuar punimin e diplomës.
Mehmeti: Këto nuk i bëjnë universitetet, duhet një njësi IT shumë e fuqishme e cila të ketë akses dhe të projektuar si në vendet e tjera të zhvilluara, që ta zbulojë pasi nuk është pedagogu që e zbulon. Pasi pedagogu nuk është gardiani dhe roje. Nuk është IT pedagogu që të gjejë kush ka kopjuar. Këtu nuk bëhet nga pedagogu kjo punë, unë i këtij mendimi jam sepse pedagogu mund të gjurmojë një, dy, tre, por duhet të ketë një që çertifikon dhe të mbajë përgjegjësi nesër dhe të krijohet një regjistër qoftë edhe elektronik.
