Sherr pak ditë më parë për parkimin, 38-vjeçari “sqarohet” sot me pistoletë me 30-vjeçarin, e qëllon me 7 plumba

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, në lagjen “Skënderbeg”.

Konflikti ka ndodhur me shtetasve E. M. dhe A. B., ku shtetasi E. M., 38 vjeç, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. B..

Ndërkohë, gazetarja e Ora News nga Elbasani Edisona Skëndëri bën me dije se konflikti lidhet me një ngjarje pak ditë më parë, kur këta persona kanë pasur një sherr të çastit.

Konfiklti me njëri-tjetrin ka ndodhur për një vend parkimi, ndërsa sot njëri prej tyre ka qëlluar  rreth 7 herë në drejtim të shtetasit Arben Bekteshi i cili ishte duke lëvizur me automjet.

Autori sapo ka qëlluar drejt makinës së A.B, është larguar me shpejtësi dhe ka hedhur armën e zjarrit, e cila është gjendur nga efektivët.

Ndërkaq, Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Nga burimet e policisë, janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, për të rënë në gjurmë të autorit, i cili dyshohet se është larguar në aksin Librazhd-Elbasan-Tiranë.