"Bashkëpunëtorët kanë marrë masa…", eksperti i sigurisë: Kshu si po shkon, hetimet për dosjen "Dumani" do mbeten me kaq
Eksperti i sigurisë, Ismail Elezi, thotë se mediatizimi i dosjes hetimore të Nuredin Dumanit ka dëmtuar hetimet.
I ftuar në Ora News me gazetarin Everest Dedaj ai thotë se SPAK dhe policia do të duhej të kishin qenë më të rezervuar dhe të rridhnin infirmacion në media.
Sipas tij shanset janë që kjo dosje të mbetet me kaq.
Elezi: U arrestua Dumani. Pse duhet bërë kaq mediatike që u bë bashkëpunëtor i drejtësisë, u bë kështu, u bë kështu… Ndodh që edhe unë që mund të jem bashkëpunëtor me Dumanin do marr masat e mia. Para drejtësisë sot kemi të arrestuar minimumin e minimumit nga ato që kemi dëgjuar në media për këtë zotëri. Nëse SPAK apo Policia që kanë nxjerrë këto lajme do ishin më të rezervuar të siguroj se hetimi do të shkonte shumë herë më mirë. Do thellohej hetimi. Momentin që personi ka marrë statusin e të penduarit do flasë, nëse hetimi do jetë i thelluar, do ti shkohet deri në fund, i gjithë zinxhiri zbardhet. Por kështu si kanë shkuar gjërat do mbetet këtu. Të siguroj se nxjerëzit kanë marrë masa vetëm me deklarimet që janë bërë. Po nxore informacionin, një fjalë të dalë, 10-15 bëhen pas. Ju mendoni se Dumani ka pasur lidhje me shtresat vunerabël? Zero. Para tre ditësh u kap me 25 kg kokainë (Kajmaku) në Itali.
Duke folur për ngjarjet kriminale të ditëve të fundit, ish-drejtuesi i lartë në radhët e policisë së shtetit thotë se organet ligjzbatuese nuk po investohen në parandalimin e krimit.
Elezi: Organet ligjzbatuese duhet të jenë aktive jo kur ndodh ngjarja por te parandalimi i ngjarjeve kriminale. Para ca ditësh patëm një ngjarje të rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, falë Zotit nuk pati viktimas të tjera.Ishte e mirëorganizuar, ishte përgatit sasia e eksplozivit, ishte vendosur në makinë dhe ndodhi ajo që ndodhi ku i ndjeri humbi jetën. Më bëjnë përshtypje etiketimet që i vendosen autorit pas, ai mund të jetë me probleme por kujt i intereson kjo?
Mosefiçencën e uniformave në përballjen me krimin ai e gjen edhe te keqpagesa.
Elezi: Në informacionet që kam unë ndodh që shumë punonjës policie po kërkojnë të largohen sepse e shikojnë se pagesa e këtyre njerëzve është mjaft e dobët. Punonjësi i policisë, nënkomisari që punon në komisariat apo drejtori i policisë është personi i parë që përballet drejtëpëdrejtë me krimin dhe duhet stimuluar, motivuar dhe të nxitet për të kryer detyrën sa më mirë. Këtu mungon dëshira.
