Fenomeni i shitblerjes së diplomave, Çata: Shkak të gjithë komponentët e sistemit

Edmond Çata, Doktor shkencash, në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai tregoi mënyrën se si mund ta reduktojmë fenomenin e shitblerjes së punimit të temës së diplomës.

Çata: Rama ka qejf që ti thjeshtojë gjërat e sistemit.Fajësinë ta bëjë në mënyrë individuale por unë them se kjo ka të bëjë me sistemin. Si eleminohet kjo? Kjo eleminohet me logjikën e mjekut.Kur ti shkon tek mjeku arsyeja që ti shkon është sepse ti kërkon të shërohesh nga një sëmundje e caktuar, sëmundja nuk shërohet pa gjetur shkakun. Shkaqet janë në të gjithë komponentët e sistemit.