Pedagogu: Pronari i universitetit privat më kërkoi përgjigjet e provimeve për t’ua dhënë studentëve

Albano Zhapaj, pedagod dhe ekspert në çështjet për arsimin në një intervistë me gazetaren e Ora News  Sonila Musai u shpreh se në një universitet privat këtu në Shqipëri, para se të jepte provimet, pronari i Universitetit i ka kërkuar që ti jep përgjigjet.

Zhapaj: Mua më ka ndodhur shumë shumë vite më para një herë të vetme që guxova të jap mësim në një universitet privat këtu në Shqipëri, përpara se të jepja provimet pronari i universitetit më kërkoi që ti jepja përgjigjet. Pra duhet që ti dërgoja pyetjet me gjithë përgjigjet një javë përpara dhe unë refuzova dhe nuk e kam bërë provimin kam ikur  dhe nuk i kam marrë as ato lekë që dhashë mësim atje. Dhe nga ai universitet ka njerëz sot që punojnë në administraten qëndrore dhe vendore, të cilët e bënë provimin me mua.