Muka: Sistemi anti-plagjiaturë nuk u përdor pasi numri i doktoraturave të vjedhura ishte i lartë
Taulant Muka ,ish zëvendësministrër i Arsimit ka qenë i ftuar këtë të premte në Ora News. Gjatë intervistës me gazetaren Sonila Musai ai u shpreh se sistemi anti-plagjiaturë u dha si mundësi nga Ministria e Arsimit por nga studimet që u bënë se sa nga universitetet e kishin përdorur, pothuajse ishte 0.
Muka: Unë besoj që në Universitetet shqiptare ka një problem që nuk pranohet që të luftohet apo të goditet ky fenomen. Të mos harrojmë që Ministria e ka ofruar si shërbim sistemin anti-plagjiaturë dhe universitetet shtetërore dhe ato private, nuk e zbatuan dhe nuk e përdorën sistemin panvarësisht se ishte aty I pranishëm.Sistemi ishte dhe u vendos u dha si mundësi dhe nga studimet që u bënë se sa nga universitetet e kishin përdorur pothuajse ishte 0.Dhe në atë projekt pilot që universitetet e kishin përdorur kishin kapur një numër shumë të lartë të doktoraturave plagjiaturë dhe ndoshta kjo është arsyeja se përse sistemi nuk përdoret.
