Mehmeti: Në Shqipëri gjithçka blihet. Pse të mos blihet një temë diplome?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2022, 22:53
Ndriçim Mehmeti, pedagog dhe ekspert arsimi ishte i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai.
Ai u shpreh se arsyet kryesore që çojnë studentët të paguajnë për temat e diplomave kanë të bëjnë me sistemin.
Mehmeti: Sistemi. Mënyra që ne kemi krijuar. Në Shqipëri çdo gjë blihet.Pse të mos blihet një temë diplome? Çfarë nuk blihet në Shqipëri? Në Shqipëri blihet arsimi nga 0.Ti blen fëmijën në fillim, dmth i jep lekë mamisë kush e priti, kush e përcolli, kush ta dha lajmin, si ta dha lajmin, kush është doktori, të gjithë ti i paguan. Apo jo? Çdo gjë këtu paguhet sepse ne nuk kemi një sitem antiplagjaturë të themi të drejtën. Kjo është me nuhatje e kuptoj unë që ka kopjuar ose jo.
