Pedagogu Zhapaj: Fenomeni i shitblerjes së temave të diplomave nuk ndodh vetëm në Shqipëri

Albano Zhapaj, pedagod dhe ekspert në çështjet për arsimin në një intervistë për Ora News me gazetaren Sonila Musai është shprehur se fenomeni i shitblerjes së temave të diplomave ka qenë, është dhe do të jetë në treg për aq kohë sa ka kërkesa për ti pasur këto tema diploma.

Sipas tij ky fenomen ndodh dhe në shtetet e tjera jo vetëm këtu.

Zhapaj: I vetmi marifet që përdorin studentët është ai që temën e marrin dhe e përpunojnë, i ndryshojnë disa gjëra të vogla, i ndryshojnë datat, i ndryshojnë të dhënat se psh mund të jetë një temë kërkimore dhe mund të përditësosh të dhënat. Është pedagogu ai që ka detyrën që ta kuptojë nëse tema është e marrë diku tjetër apo është e berë vetë.