Zjarri shkrumbon shtëpinë në Lushnje, shpëtojnë mrekullisht 3 anëtarët e familjes

Një zjarr i rënë mbrëmjen e sotme ka përpirë brenda pak minutash gjithë banesën e shtetasit Luan Mezini.

Zjarri ka qen i shpejtë dhe i ndihmuar nga era e forte është shpërndarë në të gjitha dhomat dhe ka djegur gjithçka.

Shtetasi Luan Mezini banonte me nënën dhe vajzën e tij ndërkohë që në momentin e djegies së banesën nuk ka pasur asnjë person brenda saj.

Sipas zjarrfikësve ka qenë nja shkëndijë elektrike që ka shkaktuar zjarrin. Këta të fundit me mjetin dhe ujin janë ndihmuar dhe nga komshinjtë qe kane rendur për t’i ndihmuar shuarjen e flakëve.

Tepër e vështirë ka qenë puna e zjarrfikësve pasi vetë konstrukti i drunjtë i banesës u ka dhënë ndihmë flakëve të përhapen.

Zona është lagje e vjetër dhe banesat janë shumë pranë mjera tjetrës dhe nëse nuk do të ndërhyhej në kohe demi mund të ishte më i madh.

Zjarri shkrumbon shtëpinë në Lushnje, shpëtojnë