Reforma Zgjedhore, Mediu: Të gjejmë praktika që zgjedhjet të mos bëjnë paratë dhe grupet kriminale

Fatmir Mediu në seancën e sotme të Komisionit për Reformën Zgjedhore ka renditur disa faktorë kyc sa i përket respektimit të reformës zgjedhore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Së pari ai vë theksin tek kushtetuetshmëria e parlamentit. Sipas tij parlamenti nuk është një parlament i zgjedhur por i deleguar. Kthimi i parlamentit tek qytetarët dhe delegimi me votë i përfaqësuesve të tyre do të ishte në përputhje me parimet e Republikës Parlamentare.

Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ishte cështja e dytë që ai diskutoi.

"Kjo nuk është thjesht një cështje e shkrimit të kërkesave të OSBE ODIHR, por është respektimi i tyre dhe ne e dimë se kush janë problemet gjatë procesit zgjedhor me shitblerjen e votës, intimidimin e votuesëve. Për këtë e duhet patjetër që të gjejmëpraktikat më të mira për të shmangur që ligjin dhe vendimmarrjen për zgjedhjet në Shqipëri ta bëjnë grupet kriminale apo paratë e krimit," tha ai.

Sipas Mediut një rëndësi shumë të madhe për demokracinë dhe pluralizmin e vendit ka sistemi zgjedhor.

"Sistemi zgjedhor aktual është një sistem vrastar i plurarizmit politik. Ka tentuar gjithmonë me "mirëkuptimin" e palëve për tu hequr dhe për tu hequr mundësinë e organizmit dhe funksionimit normal demokratik të partive të mëdhaja. Ne duhet ti referohemi sistemit që janë më funksionale. Kanë treguar dhe në rajon qëkanë qenë më produktive, me më pak konflikte, më me pak probleme me zgjedhje që i kanë nxjerrë përfundimet shpejt dhe njëkohësisht kanë bërë të mundur që të kemi një qeverisje më të stabilizuar që bazohet, në radhë të parë tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme," tha ai.

Kjo sipas tij kjo mbështet dhe listat e hapura që i japin mundësi cdo subjekti të garojë me atë që ka pa marrëveshje me interesat politikë të grupeve të caktuara.

Së fundmi Mediu prek dhe çështjen e diasporës që sipas tij Komisioni duhet ta trajtojë me shhumë seriozitet jo vetëm për mundësisë së votimit, por dhe mundësisë së përfaqësimit të saj.