"Nuk ju miratojmë buxhetin nëse nuk garantoni financat" Rama paralajmëron kryebashkiakët

"Nuk ju miratojmë buxhetin nëse nuk garantoni financat" Rama

Kryeministri Edi Rama kërkon disiplinë financiare për bashkitë dhe paralajmëron se nuk do të miratohet buxheti nëse nuk është bërë përllogaritja e saktë që garanton stabilitetin financiar.

“Ne do të marrim masa në rast të mos përmbushjes së detyrimeve financiare në raport me disiplinën fnanciare.  Siç bën gjithëbota.Kur bashkitë shkojnë në kolaps dhe situate financiare bëhet gropë kur nuk mbushet më.

Siç bëmë me pastrimin do të bëjmë me disiplinën buxhetore. Nuk do të kalojnë dot buxhete në këshilla bashkiakë dhe prefekti nuk do të miratojë buxhete që nuk janë brenda parametrave financiarë që garantojnë stabilitetin financiar të bashkive.

Është e vërtetë që situata është e trashëguar ndër vite por është e vërtetë dhe që shumë nga bashkitë janë sot për shkak të kryetarëve të tanishëm të cilët e kanë trashëguar sot situatën më keq e kanë bërë më mirë. Këto tregojnë që kjo bëhet.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nuk është e mundur të justifikohet një sjellje papërgjegjshmërie me detyrën e detyrimet që ka bashkia duke mbyllur sytë e mos mbledhur detyrimet që kanë njerëzit si konsumatorë të ujit apo të çdo shërbimi. Taksa e pasurisë është taksa më e rëndësishme bashkiake në të gjithë globin. Në këtë cep të globit taksa e pasurisë është më e shpërfillura. E natyrisht nuk ka të gjitha fondet që ju doni se s’ka si të ketë. Se nga diku fondet do të dalin."

"Nuk ju miratojmë buxhetin nëse nuk garantoni financat" Rama

"Nuk ju miratojmë buxhetin nëse nuk garantoni financat" Rama

"Nuk ju miratojmë buxhetin nëse nuk garantoni financat" Rama