Berisha dhe Meta në një tryezë, i bëri bashkë Forumi Global në Azerbajxhan

Forumin Global i IX në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit, ka bërë bashkë kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta.

Kjo foto tregon një moment nga darka e pjesëmarrësve të këtij Forumi të rëndësishëm ku Berisha dhe Meta shihen duke diskutuar pranë njëri-tjetrit ndërsa në tryezë me ta ndodhen edhe Edmond Panariti, shef i kabinetit të presidentit Ilir Meta dhe Tedi Blushi, zëdhënësi i kreut të shtetit. 

Forumi Global i Baku diskutoi të enjten për situatën globale, duke u ndalur veçanërisht te situata nga lufta në Ukrainës, ku prej 114 ditësh ndodhet nën agresionin dhe pushtimin e Rusisë.