“Sfilatë mode” në luftë, ministrja Spiropali ndërron 3 veshje në pak orë vizitë në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2022, 19:08
Ndonëse vizita në Ukrainë e delegacionin shqiptar dhe atij malazez ka pak orë në këtë shtet, kjo nuk ka penguar ministrin Elisa Spiropali që të ndërrojë 3 veshje të ndryshme.
Ajo është filmuar teksa zbret nga treni me një kostum ngjyrë ulliri të hapur me një bluze të bardhë dhe syze dielli.
Ndërkohë, në fotot e shpërndara në ambientet e muzeut të luftës në Kiev, ajo shfaqet më një kostum tjetër gri të errët me një lule në gjoks.
Po në një video të shpërndarë nga kryeministri Rama dhe presidenti ukrainas Zelensky, Spiropali shfaqet me një kostum blu.



