Kikia: E pafalshme që Shqipëria ka përkeqësuar marrëdhëniet me Kosovën. Rama tregoi arrogancë në Samit
Gazetari Mentor Kikia, është shprehur se Ballkani i Hapur është një simbolikë politike, ndërsa shtoi se personalisht këtë nisëm e shikon si një përpjekje ndaj burokracive të ballkanit.
Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Besmira Pelushaj, tha se gabimi në këtë nismë është lënia e Kosovës jashtë, ndërsa për këtë sipas tij fajin e ka Shqipëria.
Kikia: Ballkani i Hapur është një simbolikë politike. E shikoj si një përpjekje kundër vënë se ndaj burokracive ndaj vendeve të Ballkanit. Lajmi në këtë mes është mbetja jashtë e Kosovës dhe ky është një gabim I Shqipërisë, pasi Shqipëria duhet që në çështjen e Ballkanit të Hapur të ketë dy prioritete kryesore, interesat e veta ekonomike dhe interesat kombëtare.
Ai tha se Shqipëria duhet të ishte influencë për çështjet e Kosovës, por Rama sipas Kikisë ka bërë të kundërtën.
Kikia: Nëse Shqipëria do kishte një mundësi për ta kushtëzuar vijimin e procesit të Ballkanit të Hapur në raport me Serbinë, do të duhet të ishte influenca për çështjet e Kosovës. Rama ka bërë të kundërtën, tregoi arrogancë. Serbia është duke demostruar një marrëdhënie shumë të mirë me Serbinë, dhe vendet e tjera për të krijuar përceptimin në nivel ndërkombëtar.
Gazetari u shpreh ndër të tjera se: Shqipëria ka marrëdhëniet më të mira me të gjithë vendet e tjera, ndërkohë marrëdhënie të këqija ka vetëm me Kosovën dhe kjo është e pafalshme. Shqipëria përpiqet të marrë statusin e një vendi lider në rajon por ka përkeqësuar marrëdhëniet me gjysmën tjetër të Shqipërisë, Kosovën.
