Mjekja e njohur emërohet zv/ministre e Shëndetësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2022, 18:23
Këshilli i Ministrave është emëroi sot Entela Ramosaçaj në detyrën e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Mjekja infeksioniste ka qenë në vijën e parë të mjekëve që kanë përballuar pandeminë e Covid-19.
Vendimi u firmos nga zv/kryeministri
VENDIMI I PLOTE I QEVERISE
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ