Rritja e çmimeve, qytetari me tepsi në protestë: Pas 500 vitesh shqiptarët kanë problem bukën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2022, 18:21
Ka nisur protesta në Sheshin “Skëndërbe” kundër rritjes së çmimeve. Dhjetëra qytetarë do marshojnë drejt Kryeministrisë, ndërkohë njëri prej tyre me vete ka marrë dhe tepsinë.
Ai tha se tepsia simbolizon konceptin e pushtetit dhe varfërinë.
Qytetari: Tepsia që kam në dorë simbolizon dy koncepte edhe konceptin e pushtetit, dhe së dyti simbolizon varfërinë e shqiptarëve, ku po vihet në diskutim edhe buka. Rama ka thënë që që nga koha e Skënderbeut shqiptarët nuk e kanë pasur problem bukën, por 500 vite më vonë, shqiptarët e kanë prapë problem bukën.
