Rritja e çmimeve, protestës i bashkohet dhe deputetja Jorida Tabaku (Foto)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2022, 18:50
Protestës kundër rritjes së çmimeve, që po zhvillohet para kryeministrisë i është bashkuar edhe deputetja Jorida Tabaku.
Dhjetëra qytetarë me pankarta në duar u mblodhën në sheshin “Skëndërbej” e më pas marshuan drejt Kryeministrisë.
Qytetarët kërkojnë ulje të çmimeve, dhe thonë se nuk do ndalen deri sa të arrijnë qëllimin e tyre.
Protesta aktualisht është e qetë, ndërsa nuk ka prezente forca të mëdha policie.

