“S’mban më ujë pilafi” qindra qytetarë protestë kundër rritjes së çmimeve, marshojnë drejt Kryeministrisë
Ashtu siç kishin paralajmëruar, dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin ‘Skëndërbej’ për të protestuar kundër rritjes së çmimeve
“Nuk mban më ujë pilafi’ është motoja e protestës që nisi në orën 18:00.
Qytetarët do të marshojnë drejt Kryeministrisë, ndërsa u bëjnë thirrje edhe të tjerëve t'u bashkohen në kauzën e tyre.
"Ne duhet të reagojmë e të flasim. T’i tregojmë qeverisë se nuk do të mbetet me kaq. Do të ketë protesta dhe reagime deri kur të arrijmë atë që duam. Boll më me heshtje. Se durojmë këtë dhunë sistematike që po bënë shteti."-shprehen ata.
Pjesëmarrësit në protestë janë nga studentët e duke përfunduar me moshat e treta, që kërkojnë rritje të pensioneve.
Protesta aktualisht është e qetë, ndërsa nuk ka prezente forca të mëdha policie.





