Zelensky: Abazoviç dhe Rama në mbështetje të Ukrainës për të fituar statusin e vendit kandidat në BE

Në konferencën e përbashkët për shtyp të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazovic dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, është pohuar se Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë mbështetur iniciativën për t'i dhënë Ukrainës statusin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të “Vijesti”, Zelenski tha se është i vetëdijshëm se të dyja vendet janë të vogla që mund të ndihmojnë në mënyrë të kufizuar sa i përket ndihmës humanitare dhe ushtarake, por se ku ka vullnet, ka mënyra, shtoi ai.

"Ne kemi filluar një dialog dhe kjo është shumë e rëndësishme. Një vend që është në luftë si Ukraina ka shumë probleme. Qindra plagosen çdo ditë. Një apel për ndihmë iu dërgua Malit të Zi, por edhe të gjithë partnerëve të tjerë", - tha Zelenski.

Ai shtoi se është e rëndësishme që vendi i tij të ketë mbështetjen e vendeve anëtare të NATO-s, sepse çështja e sigurisë është prioritet.

Aai pohoi se Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si anëtarë të NATO-s, mund të ngrenë çështjen e sigurisë së Ukrainës në takimet e Aleancës.