Koduzi: Qeveria aktuale e koncepton sistemin shëndetësor vetëm si godinë
Profesori i Menaxhimit Shëndetësor, Gazmend Koduzi tha se qeveria aktuale e koncepton sistemin shëndetësor vetëm si godinë apo si pajisje ndërkohë që sipas tij, thelbi i sistemist shëndetësor janë mjekët.
Koduzi thotë se godinat janë gjërat me të thjeshta me të cilat mund të merren, në vend të, politikave të rafinuara për të trajtuar mjekët.
Gazmend Koduzi: Kjo qeveri e koncepton sistemin shëndetësor vetëm si godinë apo si pajisje ndërkohë që thelbi i sistemist shëndetësor janë mjekët. Pra mjekët dhe pacientët janë dy anë të medaljes së një sistemi shëndetësor. Sistemi shëndetësor ekziston për qëtetarët për ti bërë ato më të shëndetshëm, nga ana tjetër mjekët ekzistojnë për tu kujdesur për qytetarët e këtij vendi. Pa pasur mjek nuk mund të keshë sistem shëndetësor. Dhe në këtë drejtim duke qenë se duhen politika më të rafinuara për të trajtuar mjekët atëherë merremi me gjërat më të thjeshta, me godina. Personeli shëndetësor do 15 vjet që të dali në jetë dhe nga ana tjetër do kujdes të përditshëm.
