“Jam pa ngrënë, po më bie të fikët”, pensionistja në protestë: Rama pi 5 mijë lekë kafe, ne marrim 100 mijë lekë në muaj

Protestës kundër rritjes së çmimeve i janë bashkuar edhe pensionistët.

Njëra prej tyre u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të rrëzojnë qeverinë e Edi Ramës.

Ajo tha se ky i fundit pi një kafe 5 mijë lekë, ndërsa ata marrin 2 mijë lekë pension në ditë.

Pensionistja: Qytetarë, fëmijë, prindër t gjithë. Ç farë presim ne nga kjo qeveri. Ne po na vdes kjo qeveri me 100 mijë lekë pension. Çfarë të bëjë me ato. Rama pi 5 mijë lekë kafe, kurse ne  2 mijë lekë e kemi ditën e pensionit. Këtë të mendojë Rama. Të na ngrejë pensionet se na vdiq. Të ngrihet gjithë populli, ta përmbysin këtë qeveri, të qelbët. Po vija rrugës por po më binte të fikët nga buka, se jam pa ngrënë. Rrëzojeni këtë qeveri të qelbur.