Reforma territoriale/ Palët ulen me qëndrime të kundërta, Çupi: Analiza nga themeli

PD dhe PS ranë dakord që të nisin punën për reformën territorjale, por dy palët politike kanë qëndrime krejtësisht të kundërta përsa i përket produktit final. Bashkëkryetarja Dhurata Çupi, deputetja e PD kërkon që analiza për ndarjen territoriale duhet të fillojë që në themel, nga 2014.

Dhurata Çupi: Reforma territorjale administrative po ka dështuar. Reformës Territoriale Adiministrative duhet ti kthehemi në themel për tua kthyer qytetarëve.

Socialistët kërkojnë shkrirjen e qarqeve dhe organizimin e territorit në rajone, ndërsa demokratët duan rishikimin e ndarjeve të bashkive. Por duket që në start që palët nuk e fshehin mosbesimin ndaj njëri-tjetrit.

Xhelal Mziu: Tepelenë, Përmet të dyja bashkë kanë katër njësi. Pra në Dibër nga 14 njësi që kishte u konvertua vetëm një. Pra kemi një disproporcion të këtyre njësive vendore.

Të premten, nis të diskutohet një tjetër ligj që kërkon kosensusin e maxhorancës dhe opozitës, ndryshimet në kodin zgjedhor. Objekt i punës do të jenë rekomandimet e OSBE-së që kërkojnë depolizimin e Komisioneve Zgjedhore si dhe rregullimi i herësit i cili do të rregullojë shpërndarjen e mandateve.