Në bashkëpunim me një tjetër dhunoi dhe vrau Fridman Xhaferrajn në vitin 2021, arrestohet Lulzim Spahia
Është arrestuar 27 vjeçari Lulzim Spahia, i cili në bashkëpunim me Kristi Bixhekun ekzekutuan 25 vjeçarin Fridman Xhaferraj, në vitin 2021.
Xhaferraj banues në Lushnje, I cili ishte shpallur në kërkim kombëtar, është arrestuar në kuadër të operacionit "Eagle",.
Ai akuzohet për veprat penale "Vrasja", kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, për veprën penale "Vrasja" kryer në bashkëpunim, pasi në bashkëpunim me shtetasin Kristi Bixhekun., 26 vjeç, banues në Lushnjë (i arrestuar më parë), në Korçë, më datë 13.06.2021, kanë goditur me sende të forta në kokë shtetasin F. Xh., duke i shkaktuar atij vdekjen.
Gjithashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës ka lëshuar urdhër ndalimi për 27-vjeçarin, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
