Rrugorja e Tiranës kap të riun që drejtonte makinën nën efektin e drogës
Policia Rrugore e Tiranës ka ndaluar në 24-vjeçar i cili lëvizte me makinë në efektin e lëndëve narkotike.
I riu është kapur nga efektivët në bulevardin "Bajram Curri", ku pas testimit me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se drejtonte mjetin, nën efektin e drogës.
“Në bulevardin "Bajram Curri", shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. S., 24 vjeç, i cili pas testimit me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".” – njofton policia.
Ky rast e çon kështu në 25 numrin e drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.
