Festivali “Sunny Hill” në Tiranë/ Pollo: Do ishte më i dobishëm në Prishtinë, kontribuon në Kosovë si subjekt ndërkombëtar
Festivali i mirënjohur “Sunny Hill”, këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr. Festivali këtë vit do të mbahet në Tiranë, dhe këtë e bari me dije Kryeministri Edi Rama.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe politikani Genc Pollo, i cili nëpërmjet një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, thotë se ky festival do të kënaqë Tiranën, por nga ana tjetër do të mërzisë Prishtinën.
Më tej ai thotë se një festival i tillë është i dobishëm në Prishtinë, sepse direkt e indirekt kontribuon në Kosovë si subjekt ndërkombëtar
Postimi i plotë i Genc Pollos:
Një festival muzikor në Prishtinë apo Tiranë nuk do të kishte shumë rëndësi.
Por një eveniment ndërkombëtar në Prishtinë është më i rëndësishëm e më i dobishëm në Prishtinë. Sepse direkt e indirekt kontribuon në Kosovën si subjekt ndërkombëtar, si shtet sovran e i pavarur.
Joshja e transferimi i #SunnyHillFestival në Tiranë nga Rama e Veliaj mund të kënaqë shumë fansa këtu e të mërzisë ata në Prishtinë.
Por Kosovën, ende të pastabilizuar krejt ndërkombëtarisht për shkak të Serbisë së Vuçiçit, e demton jo pak.
Mbasi e ka dëmtuar shumë me BallkanHapu! Tok me Vuçiçin!
Vazhdojnë në një linjë.
