"Personeli mjekësor po largohet", Koduzi: Studimi shpalosi problematikat, qeveria shqiptare duhet të kishte marrë masa
Gazmend Koduzi profesor i Menaxhimit Shëndetësor gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi foli rreth arsyeve që kanë çuar në largimin e personelit mjekësor.
Ai duke sjellë në vëmendje një studim të zhvilluar në vitin 2015 tha se Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria duhet të merrnin parasysh gjetjet e studimit si dhe duhet të kishte marrë disa masa për të plotësuar nevojat dhe kërkesat që ka personeli shëndetësor me qëllim që ato të mos ikin.
Gazmend Koduzi: Shqiptarët po ikin në masë, shqipëria po shpopullohet por ato që janë më të rëndësishëm janë mjekët dhe infermjerët, kujdesen për shëndetin e qyteterëve. Deri në vitin 2020 janë rreth 1 mijë mjekë që kanë marrë "certificate of good standing" çertefikatën e punësimit në vende të tjera jashtë Shqipërisë. Janë me mijëra infermjer të cilët kanë ikur por nuk ka një numër të saktë.Arsyet e ikjes janë nga më të shumtat.
"Sipas një studimi të bërë në vitin 2015 rezulton që rroga është shumë e ulët. E dyta ka të bëjë me zhvillimin profesional, që mund të zhvillohen më shumë. E treta ka të bëjë me karrjerën profesionale, të rritesh në karrjerë. Ajo që është shumë e rëndësishme është statusi i mjekëve në shoqëri që e kanë humbur. Dy nga përgjigjet që më kanë shokuar në studim, në 2015 ka qenë dhe fushata e gjerë e qeverisë kundër mjekëve, i fusnin 2 mijë lek në zhep i filmonin, thonin nuk i shohim më pacientët si persona që mund të vijnë të shërohen dhe do tju japim një ndihmë por i shohim si armiq të mundshëm që vijnë të na provokojnë dhe të na denigrojnë. Dhe e dyta në në mënyrë të prerë mjekët nuk ja rekomandionin fëmijëve të bëhën mjekë. Bazuar në këta gjetje Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria shqiptare duhet të kishte marrë disa masa për të plotësuar nevojat dhe kërkesat që ka personeli shëndetësor me qëllim që ato të mos ikin."