Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzat adoleshente, ndalohet babai në Kavajë

Policia ndaloi 40 vjeçarin e akuzuar se ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura.

"Nga veprimet e para hetimore dyshohet se para dy vjetësh, ky shtetas ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura, 16 dhe 17 vjeçe", njoftoi policia sot.

Hetimi për 40 vjeçarin nisi pas transmetimit të rastit në një emision investigativ.