Përfshihet nga flakët makina në Thumanë (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2022, 17:21
Një makinë në Thumanë është përfshirë nga flakët teksa ka qenë në ecje. Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar dhe shkaqet e zjarrit, ndërsa bëhet me dije se mjeti ka qenë në pronësi të shtetasit S. P.
"Rreth orës 17:15, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka marr flakë një automjet në ecje në pronësi të shtetasit S. P."- njofton policia.
Mjeti ka filluar të digjet në pjesët motorike të saj. Edhe pse dy të rinjtë janë përpjekur të shuanin flakët kjo ka qenë e pamundur, pasi zjarri ka përfshirë tërë mjetin. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, bashkë me shërbimet e zjarrfikëses ku është bërë të mundur fikja e zjarrit.
Ora News, ka siguruar dhe video nga vendi i ngjarjes.

