Atentati në Sauk/ Autorët shmangën kamerat e sigurisë, shpresa e vetme telefonat e Aleksandër Sadikajt

Bomba që shpërtheu në makinën e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj është aktivizuar në distancë të afërt, e megjithatë autorët, kanë shmangur regjistrimin nga kamerat e sigurisë. Në të gjitha pamjet e sekuestruara nga policia përreth zonës ku ndodhi shpërthimi, nuk është evidentuar ndonjë mjet apo person i dyshimtë. Dyshohet se autorët kanë studiuar zonën dhe kanë vepruar në hapësirat e pa mbuluara nga kamerat e sigurisë.

Autorët e atentatit me bombë në makinë ndaj Aleksandër Sadikajt pasditen e 11 qershorit 2022 në Sauk kanë shmangur kamerat e sigurisë duke i shpëtuar kështu identifikimit.

Një ditë më parë grupi i hetimit ka përfunduar me mbledhjen e kamerave të sigurisë përgjatë hyrjes së autostratës Tiranë-Elbasan si dhe në disa zona të ndryshmë të kryeqytetit ku dyshohet se 27-vjeçari ka lëvizur ditën e ngjarjes.

Hetuesit thanë se deri tani nuk janë gjetur pamje që tregojnë vëndin ku ndodhi shpërthimi.

Në krahun tjeter të rrugës ndodhet një karburat ku policia mori kamerat e sigurisë, por prej tyre nuk është arrtitur të përftohen pamje që mund të ndihymojnë zbardhjen e ngjarjes me përjashtim të tymit pas shpërthimit në automjet.

Edhe përgjatë autostradës është kryer sekuestrimi i kamerave por shumica prej tyre ishin të instaluara në mënyrë të tillë që nuk kishin fushëpamje.

Sekuestrimi i kamerave ka vijuar edhe përgjatë "Komunës së Parisit" aty ku Aleskandër Sadikaj ka një bisnes bar kafe, ku ka qëndruar dëri në mesnatë.

Një tjetër elemet ku hetusit po përqëndrohen është edhe përftimim i qelizave telefonike.

Nga burimet bëhet me dije se 27-vjeçari Sadikaj përdorte më shumë së 1 telefon e ndërsa nëpërmjet zbërthimit të tyre po shikohet mundësia e përfitimit të ndonjë prove.

Përveç 2 pistave që kanë të bëjnë me aktivitetin e viktimës në Greqi dhe në Shqipëri, policia po heton edhe një procedim të nisur rreth 5 muaj më parë nga ish SHÇBA ku subjekt ishte edhe nëna e viktimës.

Dyshohet se kjo e fundit shfrytëzonte ambientet e lokalit që e kishte në pronësi në Memaliaj, për aktivitetin e ushtrimit të prostitucionit.

Në atë hetim u pezulluan nga detyra edhe dy punonjës policie të Tiranës, të cilët dyshohet se bashkëpunonin me 53 vjeçaren në këtë aktivitet.