Vrasja e Pjerin Xhuvanit, prokuroria rikthehet në vendin e ngjarjes me efektiven e plagosur: Inskenon krimin
Prokurorët e Elbasanit u rikthyen pas më shumë se një viti në vendin ku një përplasje për motive politike përfundoi me një të vrarë dhe 4 të plagosur.
Viktimë mbeti Mjeku Pjerin Xhuvani, i angazhuar në politikën lokale në Elbasan në mbështetje të partisë Socialiste, ndërsa mes të plagosurve ishte një efektive e policisë së Shtetit.
Zona u rrethua dhe në rrugë u vendosën piketat si pasditen e 21 prillit.
Ekspertët e Rindërtuan të gjithë skenën e krimit që tronditi vendin e trazoi politikën 4 ditë para zgjedhjeve të përgjitshhme të 25 prillit.
Efektivja e forcës Shqiponja, Xhensila Sota që mbeti e plagosur ishte mes tyre.
Mësohet se u shpjegoi atë që pa që kur mbërritën në vendngjarje pas njoftimit për një makinë që shpërndante para në lagjen 5 maji.
Vrasja e Pjerin Xhuvanit ndodhi më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve vendore në lagjen "5 maji".
Ai ishte akuzuar nga Partia Demokratike si një prej eksponentëve të PS të përfshirë në përplasjen e dhunshme të 14 marsit në Elbasan.
Veç efektives së policisë të plagosur mbeten Emiljan Prenga 39 vjeçar, Pavlo Vuksani 50 vjeçar, Eltjon Bodinaku 32 vjeçar dhëndri i Pjerin Xhuvanit.
Si autor i vrasjes në burg ndodhet Arbër Papleka ish efektiv i Reneas i angazhuar me strukturën e PD për mbrojtjen e votës.
