Konflikt mes të rinjve në Vlorë, goditet me tullë pas koke 14 vjeçari

Nje konflikt midis dy të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme (13 Qershor) në zonën e Skelës në Vlorë.

Si pasojë ka mbetur i plagosur një 14 vjeçar.

Burime për Ora News bëjnë me dije se i riu është paraqitur rreth orës 21:00, në spitalin e Vlorë ku po merr dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Paraprakisht mendohet se 14 vjeçari është goditur me një tullë pas koke.

I riu ka demtime në pjesën e kokës, ndërkohë raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes se ndihmës mjeksore pritet të merret në pyetje për të mesuar më teper rreth konfliktit dhe personave me të cilët është konfliktuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.