Agjensia e Bregdetit aksion "mediatik" në Vlorë për stacionet e plazhit, vetëm 30 minuta kontroll
Agjensia Kombëtare e Bregdetit dhe institucionet në varësi të Bashkisë së Vlorës dolën mëngjesin e sotëm për të inspektuar hapsirat publike në bregdet.
Inspektimi zgjati vetëm 30 minuta, sa për mediat dhe më pas u larguan pa asnjë inpakt në qytet duke përsëritur të njëjtën shfaqje të viteve të kaluaraj. Po çfarë po ndodh momentalisht në Vlorë?
Vetëm dy hapsira publike në gjithë territorin e Vlorës, janë të lira. Një në plazhin e vjetër dhe tjetra përballë Shkollës së marinës ku qytetarët mund të pushojnë falas, të gjitha të tjerat të zëna nga privati.
Për qytetarët dhe këto hapsira publike janë lënë pranë kanaleve të ujrave të zeza ku privatit si intereson.
Teksa babëzia e subjekteve private sipas tyre në Vlorë do të zaptojë çdo gjë ndoshta dhe vitin tjetër.
Qytetarët shprehen se e kanë të pamundur të paguajnë çdo ditë shezlongët dhe çadrat për të pushuar nga 500 lekë të reja dhe më shumë me pensionet që ata kanë.
Teksa institucionet sipas tyre duhet të marrin masa për të menduar dhe për ata që s'kanë mundësi të pushojnë me lekë.
