Ndërron jetë kryetari i Shoqatës së Misionareve të Pajtimit të Gjaqeve Nikollë Shullani

Ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare kryetari i Shoqatës së Misionareve të Pajtimit të Gjaqeve Nikollë Shullani. Ai vuante prej muajsh nga një sëmundje e rëndë, duke e humbur betejën me të, informon Ora News.

Ai njihet në veriun e Shqiperise si njeriu që ndërmori misione të shumta për pajtimin e familjeve në gjakmarrje, ku për shumë prej tyre ia ka dalë të zgjidhë konfliktet e hershme.