Belgjikë/ Arrestohet dentistja shqiptare, dyshohet se vrau të fejuarin

Një dentiste shqiptare është arrestuar nga autoritetet belge pasi dyshohet se ka vrarë të fejuarin e saj.

Monica. S doli para gjykatës të hënën nën akuzën e vrasjes së ish pilotit Robby Claes që u gjet i vdekur në shtrat mëngjesuin e 20 majit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Autoritetet bëjnë me dije se nuk përjashtohej vetvrasja e tij megjithatë disa elementë linin gjurmë për një vrasje. Ai dyshohet të jetë mbytur me qese plastike apo nga një substancë që mund të ketë pirë.

Deklaratat e 44 vjecares ishin të pakuptimta. Ajo kishte vënë ta laheshin carcafët e shtratit pa marrë më parë urgjencën, duke mos u alarmuar aspak nga ngjarja e ndodhur.

Vrasja ndodhi vetëm një javë përpara dasmës me ish pilotin e Qatar Airways.

Vajza e ka mohuar të ketë lidhje në vrasjen e të fejuarit megjithatë tashmë ajo është nën arrest si e dyshuara kryesore, shkruan media belge.