Nga Shkodra në Velipojë për të kultivuar kanabis, asgjësohet parcela
Një operacion antidrogë është ndërmarrë në Velipojë të Shkodrës kju është zbuluar parcela me kanabis.
Msohet se janë gjetur dhe asgjësuar 560 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në fshatin Luarzë të Velipojës, ndërsa janë arrestuar dy të rinj nga Shkodra dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Operacioni policor u kodua “Luarzë” dhe u u zhvillua nga Stacioni i Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 24 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. B., 27 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Luarzë, kanë gjetur 560 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se shtetasi B. H. i ka kultivuar në bashkëpunim me shtetasin R. B.
Vijon puna për kapjen e shtetasit R. B. dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.