Nga Shkodra në Gjirokastër, 24 vjeçari kapet me 26 emigrantë të paligjshëm në furgon
Nga Ora News Përditësimi i fundit 14 Qershor 2022, 11:32
Një 24 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj, pasi në mjetin e tij tip furgon iu gjetën 26 emigrantë të paligjshëm.
Policia në finalizim të operacionit "ROAD GUARD 24" sekuestroi mjetin, 2 aparate celulare dhe një shumë parash.
Ndaj L.A, banues në Shkodër, rëndojnë akuza e "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme.