Plagosje me thikë në Berat/ Autori në arrati pretendon se 44-vjeçari do e qëllonte me armë
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen "Çlirim" në Berat. Një 44-vjeçar ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip Volswagen me targa AB 362 BS, dhe është përfshirë në konflikt me një drejtues të automjeti tjetër.
Si pasojë e konfliktit 44-vjeçari është plagosur me thikë në këmbë. Burime bëjnë me dije se i plagosuri i identifikuar si Erjon Daja është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin mjekëve.
Autori i plagosjes, i identifikuar si Arsen Bitri mësohet se është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij.
Konflikti mes Bitrit dhe Dajës mësohet se ka filluar që në mesditë, ku dy personat janë konfliktuar në një lagje tjetër të qytetit por janë ndarë.
Sipas burimeve në vendngjarje, mësohet se autori i plagosjes ka pretenduar se i plagosuri Daja kishte shkuar për ti qëlluar me pistoletë por pasi pistoleta nuk i kishte shkrepur, Bitri e kishte qëlluar me thikë.
Mësohet se policia është duke kërkuar rreth shkurreve e ferrave përgjatë rrugës për të gjetur armën që pretendohet se e kishte me vete i plagosuri Erjon Daja.




