Apeli nuk ndryshon vendim, Bledi Teta do të vuajë 25 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos
Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin me 25 vite burg për Bledi Tetën, personin e arrestuar për ekzekutimin e Santiago Malkos në zonën e Porcelanit në Tiranë tre vite më parë.
Ankimimi u bë nga I pandehuri i cili kundërshtoi vendimin e GJKKO-së.
Trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët, kryesuese Iliriana Olldashi dhe anëtare Saida Dollani e Daniela Shirka vendosi:Lënien në fuqi të vendimit nr. 05, datë 26 janar 2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Santiago Malko u vra më 27 gusht 2019.
Bledi Teta, u shpall fajtor për veprën penale të “Vrasjes së kryer paramendim“ në bashkëpunim në kuadër të “Grupit të Strukturuar kriminal”.